Quhem Destemona Çelo dhe jam lindur më 5 Shtator 1995, në Sarandë, Shqipëri. Në vitin 2018, kam përfunduar studimet e larta për psikologji klinike në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Pas përfudimit të studimeve, kam punuar si psikologe me fëmijë në nevojë, viktima trafikimi/dhune, fëmijë në kontakt dhe konflikt me ligjin në komisariate.
Pasioni im më i madh është t’u vij në ndihmë njerëzve që kanë kaluar përvoja të tilla, në mënyrë që të krijojnë perceptime të shëndetshme për veten dhe marrëdhëniet me të tjerët.
Kjo ka qenë dhe shtysa më e madhe që ti dedikohesha fushës së psikologjisë. Gjithmonë më ka nxitur ideja të kuptoj se pse sillen njerëzit në një mënyrë të caktuar, pse ndjekin një profesion ose pse janë me një partner të caktuar, çfare i shtyn ata të jenë në marrëdhënie jo të shëndetshme, të qajnë ose të qeshin në momente të papërshtatshme etj.
Kam përvojë në trajtimin e fëmijëve dhe adoleshentëve që kanë përjetuar abuzim seksual. Jam e trajnuar në terapinë EMDR, në psikologjinë emergjenciale si dhe në një terapi të re BWRT që bazohet në neuroshkencë.
Prej tre vitesh punoj si pedagoge e jashtme në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës dhe në Universitetin Mesdhetar. Jetoj në Tiranë dhe punoj si specialiste psikologe pranë Shërbimit Social Shtetëror. Kam zhvilluar trajnime mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm me të rinj dhe gra, me përfaqësues të institucioneve lokale e qëndrore.
Botimet dhe kërkimet shkencore janë gjithashtu në fokusin tim.
Unë besoj që ka gjithmonë një arsye se pse sillemi apo ndihemi në një mënyrë të caktuar, sepse kemi një model nga i cili jemi mësuar më parë. Mënyra jonë e të menduarit ështe po aq e rëndësishme, edhe ajo gjithashtu ka një fillesë të saj.
Studimet e larta Bachelor për Psikologji, Universiteti i Tiranës
Master shkencor për Psikologji Klinike, Universiteti i Tiranës
Specializim EMDR niveli i parë (Psikotraumatologji)
Specializim BWRT- terapi e bazuar në neuroshkencë